Aktori Baris Arduç, rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar nëpërmjet rolit të ‘Omerit’ në serialin ‘Dashuri me qira’. Edhe pse pas këtij roli, Baris, u vlerësua si aktor ai prej disa kohësh ka hequr dorë nga profesioni. Vëmendjen ja ka kushtuar pasionit të hershëm të tij, arteve marciale. Përpos largimit nga aktrimi, ‘Omeri’, nuk është më aktiv as në rrjetet sociale. Por ditën e sotme, pas një viti mungesë, aktori, ka postuar dy foto në profilin e tij në ‘Instagram’. Tek njëra nga fotot ai ka dhuruar një buzëqeshje si ajo të cilën jemi mësuar ta shohim në rolet e aktrimit, ndërsa në foton e dytë ai shfaqet me qenin e tij të bukur. Menjëherë pas këtyre fotove mijëra pëlqime dhe komente kanë vërshuar, duke treguar kështu se dashuria për aktorin nuk ka humbur./revistawho.com