Aktorja indiane Surbi Çanda luan aktualisht në serialin “Bixhoz me dashurinë” i cili është shumë i ndjekur në Indi, por edhe në Shqipëri ku po transmetohet në Tv klan. Surbi luan rolin e “Anikës”, një vajzë e varfër, por me zemër të madhe e cila bie në dashuri me personazhin kryesor “Shivai”. Në jetën reale Surbi është shumë e ndjekur në Instagram dhe aty së fundmi ka postuar disa foto që i kanë mahnitur të gjithë. Aktorja shfaqet e veshur me një fustan të kuq bust dhe me xixa me të cilin ka paralajmëruar se do ta shohim në serial. Surbi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe është komentuar shumë në mediat indiane./revistawho.com