Çifti më i dashur i “Big Brother Albania 8” Danjeli dhe Fotinia i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Danjeli nëpërmjet një statusi të publikuar në “Instagram”.
“Mirëmbrëma miq. Uroj të jeni të gjithë mirë. Janë disa arsye për të cilat unë dhe Fotini kemi vendosur të ndërpresim këtë lidhje duke gëzuar respekt për çdo të mirë dhe të keqe që kemi kaluar së bashku dhe sigurisht për njëri-tjetrin. LA FO DA”- ka shkruar Danjeli, duke i dhënë fund të gjitha aludimeve të ngritura për raportin e tyre.
Dyshimet e para lindën kur çifti mbylli llogarinë e përbashkët në “Instagram” edhe pse në atë kohë ata i mohuan këto fjalë.\revistawho.com