Prej kohësh në mediat turke është përfolur se aktorja turke Nurgul Yesilcay, është në një lidhje të re. Lidhur më këtë aktorja ka refuzuar të flasë duke bërë që gazetarët të aludojnë shpesh për persona të ndryshëm.
Së fundmi ajo është fotografuar krahas së dashurit të saj, me të cilin është përfolur disa herë se mes tyre ka diçka. Me sa duket Nurgul ka filluar të dalë hapur dhe ata janë parë teksa bisedojnë në një restorant. Sipas mediave turke dyshja janë të dashuruar prej kohësh por ende nuk është bërë i ditur emri i partnerit.
Nurgul, është aktorja turke e njohur për disa role për publikun shqiptar, ku më kryesorin përmendim atë të ‘Gylserenit’, në serialin “Fate të kryqëzuara”. /revistawho.com