Pas 1 viti lidhje me biznesmenin saudit Hassan Jameel cdo gjë merr fund. Rihanna ka vendosur të mos e ketë më djaloshin në krah. Sipas burimeve për‘MediaTakeOut Neës’lidhja është mbyllur përfundimisht nga këngëtarja.
“Rihanna dhe ai ishin bashkë prej disa kohësh. Ishte një lidhje e mirë, por tani ka përfunduar. Sigurisht Rihanna i theu zemrën. Kjo është ajo që bën këngëtarja: thyen zemrat e meshkujve. Nuk ka asgjë të fshehtë rreth arsyes së përfundimit të lidhjes. Rihanna thjesht u mërzit nga ai. Ajo mërzitet herë pas here nga meshkujt”,-kanë thënë burimet. Kujtojmë se Rihanna nuk ka publikuar foto me Hassan, por lidhja e tyre është zbuluar nga paparacët./revistawho.com