Këngëtari me origjinë nga Kolumbia ka udhëtuar drejt Rusisë për të mbështetur kombëtaren kolumbiane në ndeshjen kundër Japonisë. Ai ka qëndruar në një shtëpi këto ditë, por një ngjarje e papritur i ka prishur qetësinë. Bëhet fjalë për një vjedhje në dhomën e tij.
‘Associated Press’ ka zbuluar nëpërmjet mediave ruse se autori i ngjarjes është prezantuar si miku i tij dhe ka rritur të hyjë në dhomë duke i vjedhur bizhuteri të shtrenjta, orë dhe të tjera sende që kapin vlerën e 50 milion rubla, ose 800.000 dollarësh. Tashmë çdo gjë është në kontroll dhe këngëtari po shijon qëndrimin e tij edhe për disa ditë në Rusi./revistawho.com