Regjisori i njohur i ‘Portokalli’, Altin Basha nuk shfqet shpeshherë në publik. Madje dhe në televizion e kemi parë rrallë vetëm në rastet kur ka treguar risitë në ‘Portokalli’. Ndoshta kjo vjen edhe prej faktit se ai është vazhdimisht i angazhuar në shumë projekte.
Së fundmi regjisori është parë në protestën e aktorëve për problemet që i shqetësojnë në lidhje me ‘Teatrin Kombëtar’. Ai është fotografuar përpara pak ditësh nga ‘Panorama’ dhe ajo çfarë bie në sy është fiziku i tij që ka ndryshuar shumë. Basha duket se ka humbur shumë kilogramë dhe kjo gjë mund të vihet re shumë lehtë. /revistawho.com