Pas lindjes së të voglit të saj Tian, këngëtarja Tuna nuk ka qenë shumë aktive në muzikë. Megjithatë tashmë që djali i saj ka mbushur 1 vjeç, duket se Tuna ka vendosur t’i rikthehet fuqishëm punës së saj.
Rreth 4 muaj më parë producenti i njohur maqedonas, Darko Dimitrov, publikoi një fotografi përkrah Tunes, në të cilën lajmëronte projekte të reja. Duket se këto projekte janë drejt fundit dhe Tuna shumë shpejt mund të hedh në treg edhe këngën e saj më të re.
Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi ku shihet në studion e Dimitrov duke punuar. Këngë të reja po vijnë, por dhe ato të mëparshmet nuk mund të harrohen.
Tuna është bërë nostalgjike duke u kthyer mbrapa në kohë dhe rikujtuar albumin e saj të parë muzikor, “Tuna”. Ndoshta kjo do të thotë se këngëtarja pas një mungese kaq të gjatë, mund të hedhë edhe një album të ri në tregun muzikor shqiptar. Megjithatë me kohën do të zbulojmë më shumë detaje dhe do të shohim nëse do të jenë thjesht disa këngë apo një album i ri nga Tuna. /revistawho.com