Këngëtarja shqiptare Era Istrefi që po thyen rekorde me suksesin në skenat ndërkombëtare, por jo vetëm, disa minuta më parë ka publikuar një foto me një unazë në dorë. Duket qartë që unaza është në dorën e majtë, por Era nuk lë vend për dyshime dhe tregon të vërtetën e saj. “Sapo u martova zyrtarisht me veten”,-ka shkruar ajo në foton përkatëse.
Ndërsa pak më vonë publikon momente nga festimet, sërish me veten.
Të gjithë ju djem që ja kishit vënë syrin Erës, tashmë duhet të hiqni dorë. Mesazhi është i qartë dhe mënyra për ta transmetuar më origjinalja që mund të keni parë./revistawho.com