Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Saysman kanë vendosur ta kalojnë këtë të shtunë me njëri-tjetrin, në det duke shijuar rrezet e diellit dhe jo vetëm.
Nga disa foto që Almeda ka postuar në rrjetet sociale, çifti duket si i nxjerrë nga romani ‘Ha, lutu, dashuro’.
Tolgahan i shtrirë duket shumë i relaksuar ndërkohë që ka përqafuar bashkëshorten e tij.
Nga ana tjetër Almeda mban me vete një shishe me ujë dhe disa përbërës që duken si një pije detox.
Të dy, përveç dashurisë për njëri-tjetrin dhe ushqimit, rrethohen nga mrekullia që zoti dhe natyra ofrojnë./revistawho.com