Fejesa e papritur e Justin Bieber me Hailey Baldwin duket se i ka inatosur fansat e tij. Në postimin e bërë para disa orësh ku këngëtari i shprehte hapur dashurinë modeles, fansat kanë komentuar kundër fejesës së tyre. Ata shprehen se kjo lidhje nuk ka kuptim pasi Justin para 2 muajsh ishte i dashuruar marrëzisht me Selena Gomez.
“Seriozisht e ke? Para dy muajsh ti dhe Selena ishit duke u puthur në martesën e babait tënd. Tani do martohesh me Hailey? Çfarë po ndodh?”- shkruan një fanse.
Ndërkohë disa të tjerë i tregojnë të shkuarën me Selenën dhe të mërzitur tregojnë se ‘Jelena’ nuk ekziston më./revistawho.com