Në kohën kur stina e verës po arrin kulmin dhe më shumë se kurrë të gjithë kanë nevojë të pushojnë, gazetari i njohur Drini Zeqo zgjedh një vend shumë të veçantë. Nëse jemi mësuar të shohim det, qetësi dhe shumë diell, këtë nuk do e shohim tek ai. Drini ka zgjedhur një panoramë krejt ndryshe duke udhëtuar drejt Kenias, mes natyrës dhe kafshëve.
Me foton e publikuar pak minuta më parë ai tregon momentet e veçanta pranë gjirafave. “Momente të vërteta lumturie”,- ka qenë përshkrimi që i ka bashkangjitur ai fotos./revistawho.com