Jemi mësuar që të shohim grupe të krijuara repistësh dhe një luftë të vazhdueshme mes tyre, e cila më së shumti tregohet me tekstet e këngëve. Prej kohësh ka filluar të krijohet një kategorizim mes më të mirëve dhe më pak të mirëve, që shpesh e realizojnë fansat, por jo vetëm.
Pikërisht këtë gjë kanë shprehur me pak fjalë në një foto Lyrical Son dhe 2po2. Ata janë ndër reperat më të vjetër në tregun muzikor shqiptar dhe suksesi i tyre është i padiskutueshëm. Lyrical ka ndarë me të gjithë një foto në ‘Instagram’ ku shkruan: “Unë e mbolla, rrita farën, ju tani e keni të lehtë ta korrni”. Me këtë frazë ai ka lënë të kuptohet se e konsideron veten si pikënisjen e repit të vërtetë. Këtë mendim nuk e kanë mbështetur vetëm fansat e tij, por edhe kolegu i tij 2po2, i cili ka shkruar: “Dikush e ka lëvruar para se me mbjell. Je reperi im i preferuar, me të vërtetë”.
Ky është padyshim një nga shembujt e rrallë të miqësisë midis reperave./revistawho.com