Në muajin dhjetor këngëtarja Adelina Tahiri i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar martesë me biznesmenin, Serjoza Markov. Nuk kaloi shumë kohë dhe bukuroshja dha lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël dhe se në jetë do të vijë një djalë. Në setin fotografik të shtatzënisë ajo publikoi disa foto mjaft tërheqëse ku zbulonte barkun e rrumbullakosur dhe në dy prej tyre shfaqej me bashkëshortin e saj.
Së fundmi, Adelina ka publikuar një video mjaft romantike krahas partnerit, ku shihet teksa janë duke udhëtuar.
Në sfond dëgjohet kënga “Tonight” e Reamon, ndërsa papritur avokati maqedonas, zgjatet për ta puthur Adelinën në ballë.
“Të dua”, shkruan Adelina teksa publikon videon në ‘Instagram’.
Të dy duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa numërojnë ditët mbrapsht për ardhjen në jetë të djalit./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BlaQJmpjc8F/?taken-by=adelina_tahiri1