Dashuria dhe adhurimi për personazhet e njohura të ekranit na ka bërë të shikojmë dhe dëgjojmë ‘çmendurira’ nga më të ndryshmet që bëjnë fansat e tyre. Këtë herë është radha e Getoar Selimit, i cili është surprizuar nga një fans që ka zgjedhur të shprehë pëlqimin ndaj këngëtarit nëpërmjet tatuazheve. Fansi ka mbushur krahun e tij me tatuazhe njësoj si reperi . Getoari ka publikuar një foto të djalit duke treguar se si dy krahët e tyre tashmë janë identikë.
“S’kam fjalë, më ka surprizuar ky djali në Vlorë. E ka bërë dorën e vet si dora jem.”- shkruan Getoari./revistawho.com