Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.
Supë e ftohtë me kastravec dhe avokado
4 avokado (të pjekura mirë)
4 kastravecë
2 lugë kos
1 qepë e njomë
6 gjethe borzilok
Kripë
Piper
50ml vaj ulliri
Avokadove (zgjedhim avokado sa më të pjekura e të buta) u qërojmë lëkurën, u heqim bërthamën dhe i presim në kube. Qepët i presim hollë dhe i vendosim të gjitha produktet në multi, derisa të bëhet një masë kremoze (i shtojmë pak lëng perimesh ose ujë, nëse duhet). Supa mund të shërbehet në moment, por më e mira është të qëndrojë për 2-3 orë në frigorifer, që përbërësit të marrin shijen e njëri-tjetrit.
Toptha çokollate
300gr pana pastiçerie 35%
300gr çokollatë 70%
Lëkura e një portokalli
1 lugë super liker (sipas dëshirës suaj)
Kakao
Në një tenxhere ngrohim qumështin derisa të vlojë. Në një enë ku kemi vendosur më parë çokollatën e grirë, shtojmë një pjesë të qumështit pana dhe i përziejmë me kujdes. Më pas, kësaj mase i shtojmë likerin dhe lëkurën e portokallit dhe i përziejmë. Në fund hedhim edhe pjesën e mbetur të qumështit, duke i përzier vazhdimisht derisa të bëhen masë homogjene. E vendosim në frigorifer për të paktën 5 orë. Pasi i nxjerrim nga frigoriferi, me ndihmën e një luge i japim formën e topthave të vegjël dhe i kalojmë në kakao./revistawho.com