Shpesh femrat fajësojnë veten kur partneri nis të shfaqë shenjat e para ndaj dëshirës së ulët për seks. Ato ndjejnë se ka diçka që nuk shkon mirë në teknikën tyre të të bërit dashuri apo se partneri nuk i pëlqen më. Nëse partneri juaj mohon seksin, nuk mund të jetë vetëm se ka një grua tjetër në jetën e tij, sepse do t’i japë fund marrëdhënies apo nuk i dukeni më e bukur dhe joshëse. Shumë burra vuajnë me problemin e ereksionit kur ata janë të stresuar apo sepse ne jetën e tyre ka diçka që i shqetëson. Studiuesit mendojnë se disa nga arsyet që i bëjnë burrat të mos kenë dëshirë seksuale janë:
Gati kur do ti!
Edhe pse pretendohet se meshkujt kanë dëshirë më të lartë seksuale se sa femrat, kjo nuk do të thotë që ata mendojnë për seksin gjatë gjithë kohës. Ndaj, nëse ai të refuzon, mos u ndje e ofenduar. Thjesht nuk është në gjendje! Në vend që të dëshpërohesh, përdor aftësitë e tua joshëse për ta bërë atë të interesuar.
Pozicione të reja
Për meshkujt, risitë janë erëzat e jetës. Vlerësoje faktin nëse ai të propozon të provoni diçka të re. Nuk është e thënë që pozicioni i misionarit të jetë i vetmi, apo jo?!
Ankesa mbi seksin oral
OK, mbase edhe thjesht mund ta kërkojë, por kur ai dërgon sinjale se dëshiron seks oral, thjesht mos bëj indiferenten. Meshkujve iu pëlqen seksi oral dhe dëshirojnë gjithashtu edhe të anasjellën.
Qëndrimi si “hu”
Të rrish shtrirë pa lëvizur as majën e gishtit teksa ai bën të gjithë “punën”, nuk është aspak e këndshme. Bashkoni energjitë, edhe nëse ai është mbi ty. Jep diçka nga fantazia jote seksuale, pasi në këtë mënyrë do të ndiheni mirë që të dy.
Depilimi
Ai mund të jetë nga ata që filmi iu ka mbetur në vitet ’70, por ja që në pjesën më të madhe meshkujt e vlerësojnë estetikën tek një femër. Këmbët dhe organi gjenital janë mjaft të rëndësishëm për të.
Spontaniteti
Po, seks mund të bësh kudo: në pyll, në fushë, në makinë, në ashensor, në dhomat e zhveshjes… mjafton të jesh spontane dhe ai do ta vlerësojë.
E turpshme
Nëse ai nuk po të prek aty ku duhet dhe ti nuk ndihesh aspak e eksituar, atëherë flit! Meshkujt e vlerësojnë këtë. Nëse ai nuk e kupton në fillim, gradualisht do ta mësojë.
Thonjtë
Thonjtë e vendosur lehtë në kurriz dhe ngulja e tyre në momente eksitimi, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Mëso diferencën!
Asnjë tingull!
Nëse nuk shpreh diçka, të paktën bëj një pëshpërimë. Si mund ta kuptojë ai, nëse të pëlqen apo jo marrëdhënia, kur ti nuk lëshon asnjë tingull? Meshkujt e vlerësojnë këtë, por mos harro: ekstremi i kundërt është po njësoj i papëlqyer.
Orgazmë e shtirur
Është një ide shumë e gabuar. Nëse ai mendon se ti po kënaqesh, kur ti në fakt nuk po shijon asgjë, atëherë atij i forcohet ideja se lëvizjet e momentit janë të duhurat për ty. Kjo është e gabuar, pasi më shumë se sa për kënaqësinë e tij, ti po dëmton marrëdhënien tuaj, duke dhënë sinjale jo të duhura.
Ndodh dhe nuk jam i pari!
Ndodh! Po, ndodh, dhe ju lutem pranojeni! Nuk do të thotë që ti nuk e josh më, që nuk e kënaq, që nuk i pëlqen më trupi yt, thjesht ndodh. Është një mungesë ereksioni, kaq! Mos tento ta ngushëllosh, por vepro normalisht.
Pyetjet fatale
Me siguri që ty nuk do të të pëlqente që ai të pyeste: “Ishte mirë për ty?”. Epo, varianti femëror i kësaj pyetjeje është: “Ç’do të ndodhë tani me ne?”. Përgjigjja e thjeshtë dhe e vetme është: ishte seks. Diskutimet mbi angazhimin në marrëdhënie mund t’i bëni dhe më vonë.
Discussion about this post