Motrat Adelina dhe Zanfina Ismaili janë ndër më të njohurat e showbiz-it shqiptar. Ato ndajën të njëtin profesion, madje edhe kanë bashkëpunuar në klipe muzikore.
Nëse shpesh jemi mësuar të shohim dedikime që fshihen pas një rasti të veçantë, për Adelinën nuk duhet një ngjarje speciale që të shkruaj fjalët më të ëmbla për motrën e vogël. Ka mjaftuar një foto dhe disa fjalë zemre për ta bërë këtë ditë të bukur për Zanfinën. “Mund të shkruaj një libër dedikuar të jetuarit me femrën më të bukur shqiptare. E bukur brenda dhe jashtë. Krenaria ime, princesha ime, gjeniu im, e vogla ime”, shkruan Adelina krah fotos të së motrës. Dy motrat prej kohësh nuk janë shumë aktive me projekte muzikor, por së shpejti pritet të rikthehen./revistawho.com