Flokët e gjatë janë padyshim një trend që kurrë nuk do ‘vdesë’. Çdo ditë shohim modele të reja që dalin në qarkullim, madje këtë vit prerjet shkurt të flokëve u bënë të pranishme gjithkund. Me ardhjen e verës dëshira për t’u ndjerë më rehat i bëri disa nga vajzat e njohura shqiptare të bëjnë ndryshime drastike në look. Por ka dhe nga ato që i qëndrojnë besnike flokut të gjatë dhe e dashurojnë pamjen e tyre në atë formë. Mbase disa prej tyre mund t’ju frymëzojnë që t’i zgjasni edhe ju sadopak, ose të mos hiqni dorë nga gjatësia që keni./revistawho.com