Ai quhet Demir Osmani dhe është një emër i dëgjuar për ata që kanë provuar të marrin lejen e drejtimit të automjeteve. Ka qenë drejtor i përgjithshëm i patentave, por ka shkruar edhe një pjesë të mirë të manualeve të drejtimit të automjeteve. Osmani ka shkruar edhe disa libra që lidhen me sinjalistikën rrugore. Si një specialist në këtë fushë, babai i moderatores së njohur, Arbana Osmani ka qenë sot i ftuar në një emision në ‘News 24’ ku ka folur për aksidentet.
Sipas tij më shumë shkaktarë të aksidenteve janë meshkujt sesa femrat. Demir Osmani shpjegoi se arsyeja që fshihet pas këtij argumenti nuk është vetëm fakti që 64% e drejtuesve janë meshkuj, por edhe energjia që ata zotërojnë e cila në krahasim me femrat është më e lartë duke u bërë burim për probleme të tilla. Osmani nuk e mbylli bisedën pa dhënë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e automjeteve, duke kërkuar vëmendje në drejtimin e makinës./revistawho.com