Ditën e sotme temperaturat pësuan një rënie të ndjeshme dhe nuk munguan shirat dhe apo rrebeshet në pothuajse të gjithë territorin shqiptar. Për të gjithë ju që jeni akoma në plazh nuk duhet të shqetësoheni, pasi moti do të kthjellohet nga mbrëmja e sotme e në vazhdim duke sjellë edhe rritje të temperaturave. Sipas meterologes, Tanja Porja edhe muaji shtator do të jetë më i ngrohtë se normalisht.
“Deri në fund të 2018 si pasojë e aktivizimit të fenomenit gjatë gushtit do të ketë anomali në mot. Do të ketë shumë reshje, ndërsa dhjetori që është muaji i parë i dimrit parashikohet të jetë më i ngrohtë se zakonisht”, -ka shpjeguar më tej meterologia./revistawho.com