Venera Lumani ka publikuar para pak minutash disa foto të vjetra të prindërve të saj. Me dashurinë që shprehet në çdo lëvizje, një foto e tillë është kujtimi më i bukur që mund t’i tregosh fëmijës. Stili i veçantë që i karakterizon në të veshur dhe përpjekjet e tyre për t’i qëndruar modës së viteve 90’ janë të dukshme.
Në njërën prej fotove Venera ka zbuluar edhe si dukej e ëma në mbrëmjen e maturës, krah shoqeve të saj. Duke parë këto foto është e qartë se Venera e ka trashëguar stilin e veçantë që e identifikon mes të tjerave./revistawho.com