Luana Vjollca dhe Xhensila Myrtezaj janë dy nga vajzat më simpatike të showbizit. Dy bukuroshet e ekranit kanë të përbashkët këngën si një nga pasionet më të mëdha, por jo vetëm. Mbase disa prej jush nuk e kanë vënë re, por Luana dhe Xhensila kanë zgjedhur të njëjtën veshje për ditët pranë plazhit. Bëhet fjalë për një ‘body’ të firmës “LA REVÊCHE”, të cilin e ka veshur Luana në pushimet që e larguan drejt Italisë dhe Xhensila në një ditë relaksi pranë detit për herë të parë pasi solli në jetë të bijën.
I vetmi ndryshim në veshjet në fjalë janë lulet. Dy fotot janë ndër më të komentuarat dhe padyshim nxjerrin në pah më të mirën nga vajzat e ekranit./revistawho.com