Nga dita e nesërme do të nisë zyrtarisht sezoni i ri në televizionet shqiptare. Një nga emisionet më të dashur të ‘Top Channel’ me moderator Florian Agalliun do të nisë nga e hëna për t’ju shoqëruar çdo paradite. Edhe “Në shtëpinë tonë”, si shumë programe të tjera u prek nga ndryshimet e sezonit të ri. Floriani ka publikuar pamjen përfundimtare të studios e cila ka ndryshuar rrënjësisht dhe është më e madhe.
Sigurisht thelbi mbetet i njëjtë dhe një nga qëllimet kryesore është të transmetohet ngrohtësia e një shtëpie përtej ekranit. Këtë sezon krah moderatorit të njohur do të jetë Stela Kotri, e cila ka zëvendësuar Anjeza Majën./revistawho.com