Ximena Navarrete është një nga femrat më të bukura meksikane dhe një aktore e suksesshme. Ajo ka fituar zemrat e publikut me rolin protagonist në ‘Stuhia’ ku luante përkrah William Levy-t.
Më e emocionuar se kurrë, ditë më parë ajo dha lajmin se ishte në pritje të një fëmije dhe po e përjetonte gjithçka me shumë emocion. Por fatkeqësisht siç ka zbuluar më vonë 30-vjeçarja e ka humbur fëmijën në muajin e tretë të pritjes së ëmbël. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ajo preku zemrat e të gjithëve teksa fliste për dhimbjen që po përjeton.
“Nuk ka fjalë për ta përshkruar situatën e vështirë dhe të trishtë që unë dhe bashkëshorti im po përjetojmë. Siç ndajmë momente lumturie me ju, është e nevojshme të ndajmë edhe momente trishtimi. Sot zemra e fëmijës sonë pushoi së rrahuri dhe me shumë dhimbje po e bëjmë publik lajmin me fansat tanë, njerëzit që na duan. Ne e donim shumë fëmijën. Të qëndronte brenda meje për 15 javë ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real. Falenderoj Zotin për atë ndjenjë. Thonë se Zoti kurrë nuk dërgon diçka që nuk mund ta mbajmë, ky rast nuk është përjashtim. Faleminderit familjeve tona sepse ndjenja e mbështetjes suaj bën të gjitha ndryshimet. Dashuria ime (bashkëshortit) të dua dhe nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë, duke qenë së bashku dhe me dorën e Zotit gjithçka është e mundur. Të dua me gjithë zemër, tani kemi një engjëll në qiell që me siguri do na dërgojë bekime të reja”,-është shprehur Ximena.
Të gjithë kanë treguar mbështetjen e tyre për aktoren me anë të komenteve dhe mesazheve. Pak orë më parë, Ximena ka falënderuar të gjitha femrat që kanë ndarë me të historinë e tyre të ngjashme për t’i treguar se me forcë do mundet t’ia dalë./revistawho.com