Tayna ka realizuar pak këngë në një kohë të shkurtër, por i ka garantuar vetes suksesin që në hapat e parë. E përballur sërish me sulme në media sociale, Tayna nuk ka nguruar të reagojë. Siç ka shpjeguar, dikush është përpjekur t’i shesë ndjekës në ‘Instagram’, por reperja ka refuzuar.
“Kur dikush arrin sukses, njerëzit nuk duan ta shohin atë më mirë se veten, dhe mundohen t’ia prishin imazhin. Ju rrit nderi për këta 10 mijë ndjekës fallco që më keni dërguar a thua se jam duke i blerë, ama s’ka qenë nevoja se kush nuk ka inat e sheh realitetin, e dinë sa shikime e sa komente marr vetëm për një post, edhe e dëgjojnë këngën time kudo që shkojnë. Këta ndjekës ishte arsyeja pse e bëra privat Instagramin. Ne jemi artistë dhe unë po ia lë vetëm punës time të flas tërë kohën se nuk kam kohë për t’u marrë me njerëz që urrejtjen e kanë në shpirt”,-ka shkruar Tayna.
Kujtojmë se pak javë më parë reperja publikoi videoklipin e ri të titulluar “Fake”./revistawho.com