Me siguri teksa lexoni për ta apo shikoni lajmet që qarkullojnë mendoni se në familjen mbretërore gjërat janë shumë larg jetës normale që jeton pjesa tjetër e botës. Në fakt nuk janë dhe aq. Kur vjen puna tek ushqimet, anëtarët e saj pëlqejnë të njëjtat ushqime si shumica prej nesh.
Kate Middleton
Në një intervistë për BBC Radio, Kate ka zbuluar se ushqimet e saj të preferuara janë ato indiane.
Princesha Charlotte
Sipas Kate, e vogla Charlotte dashuron makaronat.
Princ William
Në një intervistë të dhënë së fundmi, princ William ka treguar se preferon të konsumojë pulë ose biftek të pjekur pak.
Meghan Markle
Nusja e re e familjes është si të gjithë ne. Meghan pëlqen patatet e skuqura, madje siç është shprehur ajo vetë janë dobësia më e madhe për të.
Princ Harry
Princ Harry është personi i ëmbëlsirave. Ai nuk e refuzon dot kurrë një kek me karamel dhe banane.
Mbretëresha Elisabeth
Edhe pse e madhe në moshë, mbretëresha Elisabeth prej shumë vitesh ka ushqim të preferuar drithërat. Sipas shefit personal të kuzhinës së saj, ushqimi i mëngjesit është më i dashuri për mbretëreshën./revistawho.com