Të jesh pjesë e familjes mbretërore do të thotë t’i bindesh urdhrave dhe rregullave edhe nëse këto të fundit nuk të pëlqejnë. Përtej shkëlqimit të pallatit mbretëror dhe gjithçkaje tjetër të bukur, janë disa detaje që i çudisin të gjithë. Ndër to edhe fakti që rregullat nuk lejojnë Meghan Markle-n dhe Kate Middelton të lyejnë thonjtë me manikyr.
Nga rasti janë të përjashtuara ngjyrat e lehta, ndërsa ato të errëta sipas rregullave largojnë vëmendjen nga gjithçka tjetër e rëndësishme që lidhet me eventin publik apo figurën e dukeshave./revistawho.com