Në datë 3 shtator ka nisur emisioni më i ri i pasdites në ‘Top Channel’. Në drejtimin e Bieta Sulos, ‘Ftesë në 5’ është një nga programet më të ndjekur. Me siguri e keni vënë re energjinë pozitive që e shoqëron gjithmonë moderatoren e njohur në transmetimin e programit, por është një detaj që e dallon nga prezantueset e tjera. Bëhet fjalë për atletet.
Shumë rrallë kemi parë që një prezantuese të zgjedhë atletet për t’i veshur në transmetim, por Bieta ka dalë jashtë kornizave dhe është veshur sportive në disa nga emisionet e fundit.
E kombinuar mirë dhe me lirshmërinë që e karakterizon, Bieta na e mbushi mendjen ‘top’ se edhe atletet janë për televizion./revistawho.com