Nëse nuk keni një shtysë ose burim frymëzimi për të nisur aktivitetin fizik, ne mund t’u japim një shembull. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, këngëtarja e cila gjithmonë ka treguar se të stërviturit është gjëja më e mirë që mund të bësh për veten. Këngëtarja thotë se nuk ka justifkim për t’u stërvitur, mjafton thjesht energjia pozitive për t’u marrë me aktivitet fizik.
https://www.instagram.com/p/BlGhVcqgfJm/?taken-by=aurelagaceofficial
E ndërsa ne frymëzohemi çdo ditë prej saj, vetë Aurela burimin e frymëzimit e gjen diku tjetër. Është po i njëjti person prej të cilit duhet të jetë frymëzuar për modelin e prindit perfekt, babai i saj. Nuk ka dyshime se çdo sjellje dhe ritual së pari mësohet nga familja. Prej të atit Aurela ka mësuar se as mosha nuk mundet të të kushtëzojë për t’u marrë me aktivitet fizik.
“Babi im (nuk është ditëlindja e tij) por ai është 70 vjeç e çdo ditë ecën 8 deri në 10 km (çdo ditë). Frymëzimi i parë vjen gjithmonë nga prindërit tanë. Atë që shohim në shtëpi, atë pasqyrojmë edhe në shoqëri. Vërtetë që energjinë e kam ekzakt si mami, të lindur (kush njeh mamin, e kupton pse une jam kështu), por detajiste e sistematike jam fiks si ky kingu. I tregova vitet e tij, sepse e adhuroj e respektoj shumë faktin që ai perditë merret me aktivitet fizik”, – ka shkruar këngëtarja në një foto përkrah të atit. Epo jo më kot i thonë bëmë baba të të ngjaj dhe mund të themi se ky i Aurelës dhe të atit është shembulli perfekt. /revistawho.com