Jul Deda në një intervistë për ‘Klan Tv’ ka zbuluar detajet e programit të ri që këtë sezoni e zhvendosi në televizion tjetër, bashkë me grupin e ‘Apartamenti 2xl’. Prej shumë ditësh është diskutuar për nisjen e ‘Duplex’. Ai do të transmetohet të shtunën në 20:05 dhe sipas Julit do të jetë spektakël i bukur dhe për të gjithë familjen.
Përveç detajeve që lidhen me programin e ri, Juli nuk i shpëtoi pyetjes për kolegët e tij, Ermal Mamaqi dhe Gent Zeneli. Tani të tre figurat e njohura televizive punojnë në të njëjtin vend, por a ka ndonjë mundësi rikthimi për ta? Jul Deda përgjigjet: “Në Klan nuk punojnë vetëm ish-kolegët e mi, këtu punojnë edhe shumë personalitete të televizioneve në Shqipëri. Është një televizion i madh ku punojnë ata që kanë bërë emër, histori, kanë jetuar me histori. Në njëfarë mënyrë dhe unë ndihem i privilegjuar që jam këtu. Padiskutim pjesë e kësaj historie janë edhe dy kolegët e mi. Tre emisionet tona nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përkundrazi plotësojnë programacionin e një televizioni të përbashkët. Kështu që unë me Ermalin ndajmë të njëjtën ditë, që është e shtuna. Të mos na dali njëri përpara të shtunën, ajo është e imja dhe e Ermal Mamaqit, për ditët e tjera nuk mbaj përgjegjësi. Interesit tuaj nëse do të ketë bashkëpunim ne mes ne të treve unë e kam thënë edhe më parë, unë nuk them kurrë, kurrë. Por, sigurisht bashkëpunimi duhet të vijë sepse e ndjejmë, jo të vijë për hir të diçkaje tjetër. Deri sa ta ndjejmë, ka kohë për atë ditë”.
Ndërsa për planet e së ardhmes në familje, Juli thekson se nuk ka ndërmend që të bëhet sërish baba në një të ardhme të afërt./revistawho.com