Teto nga Kanadaja takohet me gjyshen por e sheh atë të shqetësuar. Gjyshja i thotë se martesa e Xhanvit po shkatërrohet dhe Om po martohet me Zvetlanën prandaj është e mërzitur. Teto thotë se do e zgjidhë këtë duke i bërë të gjithë për të qeshur. Ajo organizon një lojë dhe i kërkon grave të vendosin bizhuteritë në një vazo. Teto i kërkon burrave të familjes të gjejnë se të kujt janë bizhuteritë. Texh nuk pranon të luajë por teto e bind. Ai zgjedh një varëse dhe thotë se është e Xhanvit. Teto i thotë t’ja vendosë Xhanvit. Texh zbaton fjalën e saj dhe më pas largohet. Shakti nuk arrin ta gjejë unazën e Pinkit dhe ajo mërzitet. Kur vjen radha e Shivait ai e merr byrzylykun e Anikës dhe e fut në xhep. Ai arrin t’i gjejë byrzylykun Pinkit dhe ja vendos. Loja mbaron dhe Anika kërkon për byrzylykun e saj. Roja thërret Shivain dhe i tregon gropën. Anika thotë se fjalët e magjistares dolën të vërteta por Shivai nuk beson. Ata shkojnë në dhomë dhe Shivai i vendos byrzylykun Anikës. Ai i thotë Anikës se byrzylyku ka disa hëna pasi ajo ka frikë nga errësira dhe hëna i jep dritë. Anika mahnitet nga fjalët e Shivait. Ata përqafohen. Anika zmbrapset. Shivai i thotë se ata mund të përqafohen pasi janë burrë dhe grua dhe përqafohen. Shivai shkon në një udhëtim me avion por aty e pret një rrezik i madh. Çulbul qan kur mëson vdekjen e Atit. Om e qetëson dhe i thotë se duhet të gjejnë një mënyrë për të hyrë në dhomën e Atit dhe të zbulojnë sekretin e Zvetlanës. Ata arrijnë të futen me ndihmën e Çulbulit dhe kërkojnë për dokumentat. Çulbul gjen foton e një gruaje. Ajo kujtohet që foton e ka parë në dhomën e Zvetlanës të fshehur në sirtar. Ajo i tregon Omit. Om sheh foton dhe thotë se do e zbulojnë sekretin. Zvetlana është e fshehur dhe shikon çdo lëvizje të tyre. Ajo vendos të hakmerret ndaj Çulbulit pasi ai e tradhtoi. Texh bën sherr në shtëpi dhe i thotë Xhanvit se po bën viktimën. Teto i thotë Texhit të qetësohet. Ai i uron Xhanvit vdekjen. Teto i bërtet dhe i thotë të largohet para se të ngrejë dorë. Om dhe Çulbul po kthehen në shtëpi. Ndërkohë Zvetlana mundohet të arrijë para atyre. Çulbul ndalon për të shkuar në tualet por harron dhe futet në tualetin e femrave. Om habitet. Çulbul i thotë se harroi prej nxitimit. Zvetlana i kërkon një shoferi ta marrë në kamion por i hapen telashe pasi një prej burrave është ai të cilit ajo i vodhi kamionin. Zvetlana shqetësohet mos Om dhe Çulbul arrijnë para saj në shtëpi dhe gjejnë foton e saj në sirtar. /revistawho.com