Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këngëtari shqiptar flet hapur për rënien në peshë: Humba 36 kile për 9 muaj

26/09/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Këngëtari shqiptar flet hapur për rënien në peshë: Humba 36 kile për 9 muaj

I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’ ka qenë edhe këngëtari i njohur Mateus Frroku. I pranishëm gjatë verës nëpër qytetet e Shqipërisë, si pjesë e ekipit të ‘Maratona e këngës’, këngëtari ra në sy për ndryshimin e dukshëm në fizik. Ai ka humbur shumë kile dhe pikërisht për këtë temë ka folur në programin e pasdites në ‘Klan’.





“Ajo që ishte më e rëndësishme ishte që performancat e mia në skenë filluan që të kishin lodhje dhe thashë: ‘Prit tani, se kjo është ajo gjëja për të cilën ti do të jetosh dhe për të cilën ti punon kaq shumë. Nuk duhet që të bëhesh vartës i dëshirës për të ngrënë ushqim apo për të mos qenë i kujdesshëm për fizikun tënd’. Mora një vendim duke mos e ditur se si do të reagonte fiziku im. Fatmirësisht, ia dola dhe tani jam në një ditë që në rast se nuk bëj regjimin tim apo ecjen e zakonshme, më duket sikur i kam marrë 36 kilet që kam lënë”, – tregon Mateus.


Më tej ai ka dhënë edhe disa këshilla duke u nisur nga eksperienca personale me ndryshimin drastik. “Unë bëj ecje, vetëm ecje sportive. Vonë e kam kuptuar që ecja sportive është zgjedhja perfekte. Në familjen time, i kam të gjithë sportistë, por nuk bindesha asnjëherë nga fjalët e të tjerëve. Erdhi thjesht momenti kur e vendosa vetë. Më nervozonte shumë fakti kur të tjerët ma vinin në dukje se isha shëndoshur. Ecja ishte zgjidhja perfekte që bëra, vonë e kuptova, sepse vrapi do të ishte një proces tjetër dobësimi, me zemrën gjithmonë në panik. Ecja të relakson fizikisht, ndërkohë që djeg kalori”,-rrëfen këngëtari.

Ndërsa më tej Mateus ka treguar se nuk ha kurrë pas orës 7 dhe ka orar për çdo vakt. Ai nuk konsumon bukë dhe ka kuptuar se kështu ushqimi shijon më shumë./revistawho.com

Tags: AKTIVITET FIZIKdietekengetarmateus frrokurenie ne peshe
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
10 vite larg ekranit, këngëtarja shqiptare flet për jetën e saj

10 vite larg ekranit, këngëtarja shqiptare flet për jetën e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera