Për aktorin e njohur turk Kivanc Tatlitug nuk po mbarojnë problemet. Së fundmi mediat turke bëjnë të ditur se ai ka firmosur kontratën për një serial tjetër që do të nisë xhirimet shumë shpejt, por nuk ka ende një partnere në rolin protagonist. Cansu Dere, aktorja e njohur për rolin e Ejshan në serialin ‘Ezel’ ka marrë propozimin për të qenë krah Kivanc në serialin në fjalë, por nuk e ka pranuar.
Ajo ka thënë që roli i përcaktuar në skenar nuk i pëlqen dhe ka dhënë një ‘jo’ të prerë. Mediat turke aludojnë se arsyeja e vërtetë që fshihet pas vendimit të saj është fakti që nuk do të jetë partnerja e aktorit të njohur. Kjo nuk është hera e parë që emra të njohur të kinematografisë nuk pranojnë të jenë pjesë e të njëjtit serial ku pjesë është Kivanc./revistawho.com