Era Istrefi ka publikuar një ditë më parë një foto me një grim shumë të veçantë. E veshur me të zeza dhe me sytë në ngjyrë blu, foto në fjalë u komentua shumë. Por e dini nga është frymëzuar këngëtarja shqiptare? Ngjyra e zgjedhur për të theksuar sytë është aplikuar më herët në fytyrën e Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.
Dy vajzat e njohura që kanë bërë revolucion në grim shpesh prezantojnë kombinime të ndryshme për të reklamuar produktet që kanë krijuar dhe shesin. Era nuk i ka rezistuar dot ngjyrës blu e cila i shkon shumë edhe karakterit të saj guximtar./revistawho.com