Emisioni ‘Shiko kush luan’ mbrëmjen e djeshme mblodhi figura të ndryshme nga bota e televizionit dhe politikës. Ndër të ftuarit që u bënë pjesë e lojës ishte edhe deputetja socialiste, Elisa Spiropali. Pavarësisht se politikanët duket sikur janë të përqëndruar vetëm në atë fushë, Elisa ka provuar të kundërtën. Kur u pyet se cili është reperi i preferuar shqiptar, Spiropali u përgjigj menjëherë. “Rrallë dëgjoj rap, por preferoj Unikkatilin”, – tha ajo. Më tej Elisa ka shpjeguar se ai përcjell shpesh mesazhe politike dhe sociale me këngët e tij dhe për këtë arsye është reperi i saj i preferuar. /revistawho.com