Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ardhur në Shqipëri pas një kohe të gjatë mungese. Ajo ka vizituar familjarët dhe miqtë e ngushtë, por nuk ka ndërmend të largohet pa provuar sërish kënaqësinë që të ofron kuzhina tradicionale. Pak më parë këngëtarja ka publikuar disa video nga momentet kur gatuan fli, një nga ushqimet më të dashura për shqiptarët.
Vesa ka ndarë me të gjithë pak nga procedurat e përgatitjes dhe duket se mezi po pret të shijojë rezultatin përfundimtar./revistawho.com