Këtë sezon të ri plot surpriza ra në sy edhe largimi i Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës nga ‘Vizon Plus’ në ‘Klan Tv’. Orindën tashmë e kemi parë në drejtimin e ‘Jo Vetëm Modë’, por edhe si anëtare në jurinë e këtij viti në ‘Kënga Magjike’. Ndërsa Turjani bashkë me grupin e aktorëve të ‘Apartamenti 2xl’ tashmë kanë nisur transmetimin e ‘Duplex’. Por moderatorit të njohur i është besuar edhe një tjetër format, i cili pritej të niste transmetimin në shtator. “Familja” është show më i ri që do të nisë në Klan në drejtimin e Turit. Sot bashkëshortja e tij ka zbuluar si duket studio e programit, transmetimi i të cilit mesa duket do të nisë shumë shpejt.
Turi ka zbuluar më herët se ky spektakël do i ketë të gjitha, lojëra, surpriza, dhurata, para dhe do t’i dedikohet familjes./revistawho.com