22-vjeçarja Ayesha Pudden vodhi më shumë se 5 mijë sterlina nga karta e kreditit e shoqes së saj, Yuan Guo, për të bërë operacione plastike. Ajo kishte memorizuar kodin dhe një ditë vodhi atë shumë parash për të bërë operacion hundën dhe buzët. Sipas një mikut të saj, Ayesha ishte e dëshpëruar për të patur një jetë luksose dhe të dukej si yll. Pasi u zbulua vjedhja e saj, ajo u dënua me 2 vjet burg.