Shivai i frikëson të gjithë kur sillet si Mahi. Anika i thotë të përdorë kodin e tyre Bablu që mos ta ngatërrojë me Mahin. Shivai i jep Anikës një veshje për Mahin dhe i thotë të sigurohet që ai ta veshë në aheng pasi i ka vendosur përgjues. Ai i lë detyrë Anikës të bëjë Mahin të zihet me Kanën sipas planit. Kamini shkon në shtëpinë Oberoi dhe kërkon për telefonin e saj. Telefonin e ka Somja. Ajo e fsheh. Shivai takohet me Ranvirin. Ranviri habitet kur mëson se ai është Shivai i vërtet. Anika bën ç’të mundet që Kana të zihet me Mahin. Ajo ja arrin qëllimit pasi Kana përdor fjalën kopil të cilën Mahi nuk e duron dot. Mahi gjuan Kanan i nevrikosur. Shivai nuk e di që Ranvir e njeh Mahin dhe i kërkon atij të hetojë për të. Kamini vjen për tek ta. Ranvir shqetësohet mos ajo e thërret Mahin. Ndërkohë Zvetlana plagos doktorin. Om dhe Çulbul arrijnë në spital dhe e kërkojnë. Doktori lë një shenjë me kimikate në derë. Om e sheh por nuk arrin ta kuptojë. Zvetlana vishet si doktoreshë dhe kalon pranë Omit dhe Çulbulit. Om e pyet nëse e ka parë doktorin por nuk e njeh që është Zvetlana. Ajo i përgjigjet jo dhe largohet. Zvetlana e çon trupin e doktorit në shtëpinë Oberoi dhe e varros të gjallë në oborrin e shtëpisë Oberoi. Ajo merr çipin dhe shikon videon që mban sekretin e saj. Në video shfaqet një vajzë dhe Zvetlana e vërtet. Vajza qëllon Zvetlanën dhe i kërkon doktor Dang t’i bëjë operacion fytyrën dhe të jetë fiks si Zvetlana. Doktori bën operacionin dhe i thotë se duhet ta mbajë Zvetlanën gjallë pasi i duhet gjaku i saj për të qenë gjallë. Kjo është edhe arsyeja pse Zvetlana e mban Zvetlanën e vërtet në një kuti me akull. Zvetlana sheh në video që në dhomën e operacionit ka pasur edhe një kamera. Ajo niset për në spital që ta gjejë. Om e ndalon dhe i thotë se e di që ajo e vrau doktorin por nuk ka prova. /revistawho.com