Javët e fundit Era Istrefi përveçse është marrë me projektet e reja muzikore, ka qëndruar edhe më afër familjes. Së fundmi, këngëtarja ka vizituar motrën e saj, Nitën, që ruan një profil të ulët publik. Siç duket, Nita jeton në Amsterdam dhe për shkak të kësaj familja e ndjen shumë mungesën e saj. Era ka ndarë me të gjithë një moment nga takimi me të motrën, duke treguar sa e lumtur ishte që ndodhej pranë saj. “Më ke munguar shumë, shumë faleminderit për lulet Nita”, – ka shkruar Era në një fotografi të motrës.
Nita është më e madhja nga motrat Istrefi dhe pavarësisht se nuk është personazh i njohur, ajo është bërë shpesh pjesë e mediave për shkak të lidhjes së ngushtë që ka me Norën dhe Erën. /revistawho.com