Xhenet i bie derës por Mukades nuk ja hap. Arzu është e shqetësuar mos Xhenet e sheh. Xhenet e hap derën me çelësin e saj. Arzu fshihet. Xhenet tronditet kur gjen gjyshen përtokë. Mukadez i tregon se mamaja e saj ishte këtu. Arzu hap derën dhe ikën pa e parë Xhenet. Xhenet vrapon për të parë se kush është mamaja e saj por nuk e arrin Arzun. Ajo kthehet tek gjyshja. Mukades i jep asaj një kapëse dhe i thotë se është e mamasë së saj. Xhenet thërret ambulancën. Mukadesin e çojnë në spital me urgjencë. Nilgyn pyet sërish Melisën për aksidentin. Melisa i thotë se nuk e di si ndodhi. Selim shkon tek shtëpia e Xhenetit dhe mëson nga Suna çfarë i ka ndodhur Mukadesit. Selim dhe Suna shkojnë në spital. Arzu kthehet në shtëpi. Vjehrra e saj e vë re që është e shqetësuar dhe e pyet. Të dyja debatojnë. Xhenet qan për gjyshen e saj dhe e sheh nga dritarja e dhomës së spitalit. Selim dhe Suna vijnë në spital. Selim përqafon Xhenetën. Sema i tregon Mahirit se Arzu erdhi e shqetësuar në shtëpi. Mahir i kërkon të falur Arzus. Ajo i thotë se nuk ishte faji i tij. Xhenet i tregon Sunës kapësen që i dha gjyshja. Suna shqetësohet. Selim i premton Xhenetës se do bëjë ç’të mundet që ta gjejë mamanë e saj. Në mëngjes Arzu shkon tek shtëpia e Xhenetës por kthehet kur sheh njerëz. Orhan telefonon Xhenetën për udhëtimin në Dubai. Ajo i thotë se është e pamundur që të shkojë pasi nuk mund ta lë gjyshen. Orhan i tregon Melisës që Selim ndodhet pranë Xhenetës në spital. Doktorët i thonë Xhenetës se gjendja e gjyshes është akoma kritike. Xhengiz debaton me Nilgynin. Ai e fajëson për një aksident të ndodhur vite më parë./revistawho.com