Ozlem rikthehet tek i dashuri i saj i cili ka interes tek ajo për para dhe e dhunon. Arzu shkon në shtëpinë e Mukadesit dhe hyn fshehurazi për të marrë kapësen. Në këtë moment Suna shkon në shtëpinë e Mukadesit për të marrë rroba dhe përballet me Arzunë. Arzu mëson se kapësen e ka Xhenet. Ajo tronditet. Suna e qorton. Selim pyet argjendarët për kapësen që të zbulojë se kush e ka blerë. Arzu mendon për fjalët e Sunës dhe pyet Melisën nëse është një nënë e mirë. Ozlem plagoset rëndë. Ajo njofton Mahirin. Xhenet mërzitet kur mëson se gjyshja ka rënë në koma. Orhan i tregon Melisës se e pëlqen Xhenetën. Ai dhe Melisa bëjnë një plan që të ndajnë Xhenetën dhe Selimin. Selim pyet Semën për kapësen dhe ajo e çon tek një argjendar shumë i mirë. Arzu tronditet kur sheh kapësen në duart e Semës. Ajo mëson se Selim ka lënë takim me argjendarin për të mësuar kujt i përket kapësja. Mahir shkon tek Ozlem dhe tronditet kur e sheh të dhunuar. Ozlem e gënjen dhe i thotë se e ka dhunuar Arzu. Sema dyshon se Arzu dhe Xhengiz kanë diçka mes tyre. Nygyl mëson se Xhenet është rritur në jetimore dhe ka frikë mos ajo dhe Selim kanë qenë tek e njëjta jetimore. Arzu planifikon të marrë kapësen duke futur dikë në shtëpinë e Selimit./revistawho.com