Arzu mundohet të hapë kasafortën. Sapo Riza hyn në dhomë Sema e ndalon dhe i thotë se do bisedojë diçka të rëndësishme me të. Arzu e hap kasafortën dhe sheh fotot. Sapo Riza hyn në dhomë Arzu i fsheh. Ajo sheh se ka lënë kasafortën hapur por Riza nuk e sheh dhe largohet. Arzu shkon në tavolinë. Sema e thërret Xhavidan në sy të Mahirit dhe Rizait. Arzu tronditet. Sema e quan gënjeshtare Arzun. Rizai i thotë të dëgjojë çfarë flet se Arzu është nëna e nipit të tyre. Rizai thotë se e ka ndihmuar ai Arzun që ta ndryshonte emrin. Mahir dhe Sema tronditen. Arzu i thotë Semës se nuk kishte asnjë qëllim tjetër përveçse të harronte të shkuarën e saj. Selim bëhet xheloz kur mëson se Xhenet ka pranuar të takohet me Orhanin. Arzu përballet me Xhenetën në kompani dhe i bërtet. Orhan i thotë se donte ai që Xhenet të vinte. Ai i thotë të mësohet me Xhenetën sepse ajo do punojë këtu. Arzu nxehet. Selim zemërohet me Xhenetën. Xhenet i kthen atij karficën. Mahir i thotë Arzus se do i qëndrojë gjithmonë pranë dhe bashkojnë duart. Riza i gjen të dy në zyrë. Mahir dhe Arzu lëshojnë duart menjëherë. Arzu i jep Xhenetës një detyrë të re. Xhenet, Arzu, Melisa, Selim dhe Orhan shkojnë në kantierin e ndërtimit. Riza i gjen Ozlemin dhe Mahirin bashkë. Orhan bën Selimin xheloz për Xhenetën. Xhenet rrezikon të bie nga lartësia. Arzu e shpëton./revistawho.com