Arzun e arrestojnë si të dyshuar për rrëmbimin e Xhenetit. Vrasësit me pagesë nuk ja bën zemra ta vrasë Xhenetin. Xhenet i lutet vrasësit ta lërë të shkojë. Arzu merret në pyetje në polici. Vrasësi merr në telefon Nilgynin dhe i thotë se nuk mund ta vrasë Xhenetin. Xhengiz dëgjon Nilgynin duke folur dhe tronditet kur mëson se është ajo që ka rrëmbyer Xhenetin. Xhengiz i tregon Arzus. Arzu kërkon të dijë arsyen pse Nilgyn rrëmbeu Xhenetin. Xhengiz i tregon të vërtetën që Xhenet është mikesha e fëmijërisë së Selimit. Xhenet lirohet nga karrigia ku është e lidhur dhe ja mbath nëpër pyll. Nilgyn arrin atje dhe me pistoletë me vete ndjek Xhenetin. Xhenetit i del para Arzu me Xhengizin. Xhenet përqafon Arzun dhe i kërkon ndihmë. Nilgyn tronditet kur sheh Xhengizin dhe Arzun duke marrë Xhenetën. Arzu dhe Xhengiz çojnë Xhenetën në shtëpi. Të gjithë gëzohen kur e shohin. Xhengiz i tregon Selimit që Xhenet i doli para. Xhenet thotë se e rrëmbeu një burrë por atje ishte edhe një grua. Xhengiz dhe Arzu tronditen kur e dëgjojnë. /revistawho.com