Disa javë më parë reperi Lyrical Son zbuloi lajmin e bukur që së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë. Ka mjaftuar një foto e publikuar krah bashkëshortes dhe vajzës për t’i dhënë përgjigje lajmeve që qarkullonin në media.
Prive ka mësuar se Gresa, bashkëshortja e reperit është në javët e para të pritjes së ëmbël. Me anë të disa fotove të publikuara prej saj tashmë është zbuluar edhe gjinia. Lyrical Son do të jetë sërish baba i një vajze.
Më siguri lumturinë më të madhe për këtë lajm e ndjen e vogla e familjes që më në fund do të ketë një motër./revistawho.com