Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.
Garniturë me perime
Përbërësit
800 gr patate
1 qepë e njomë
1 limon
Gjysmë luge kafeje mustardë
2 thelpinj hudhre
Gjysmë speci i kuq
Gjysmë speci jeshil
Gjysmë speci djegës
1 kërcell rozmarinë
Pak rigon
Pak vaj ulliri
Presim të gjitha perimet në rripa ose sipas dëshirës. Patatet i presim në gjashtë pjesë. Të gjithë përbërësit i përziejmë në një enë së bashku me erëzat. I mbështjellim me letër alumini, i vëmë në tavë, të cilës i shtojmë gjysmë gotë uji dhe i futim në furrë të ngrohur më parë. I pjekim në 200 gradë për 45 minuta. Në 10 minutat e fundit i heqim nga letra e aluminit dhe i lëmë derisa të marrin ngjyrë të artë.
Salcë me fruta pylli
Përbërësit:
500 gr fruta pylli
100 gr sheqer
100 ml ujë
1 bishtajë vanilje
Nëse përdorim fruta pylli të freskëta i lajmë me ujë të rrjedhshëm. Në një tenxhere të vendosur në zjarr hedhim frutat e pyllit së bashku me sheqerin, ujin dhe vaniljen. I ziejmë për 15 minuta. I kalojmë në multi të ngrohta ashtu siç janë dhe i kullojmë./revistawho.com