Këngëtari i njohur Sam Smith ka bërë ditën e sotme një deklaratë të papritur. Në një nga fotot e publikuara nga Rita Ora pas performancës në ‘Victoria Secret’, ai ka komentuar lidhur me prirjet e tij seksuale. “O Zot i madh! Nuk jam më gay i tërheq të gjitha mbrapsht”,-ka shkruar ai, duke dashur të komplimentojë pamjen e këngëtares së njohur.
Sigurisht që ky koment është një shaka, por Smith nuk ishte i vetmi që u marros pas bukuroshes së ekranit. Pamja e saj në mbrëmjen e ‘Victoria Secret’ u bë qendra e mediave dhe e komenteve.
Shumë seksi dhe e kujdesshme për detajet, Rita arriti t’i bëjë të gjithë të flasin për të./revistawho.com