Doktori i tregon Anikës rezultatin e analizave të ADN-së. Ajo mëson se Shivai dhe Mahi janë vëllezër. Anika shkon të takojë Mahin dhe i tregon që janë vëllezër. Mahi i thotë Anikës se Pinki nuk është mamaja e Shivait. Shivai thotë para medias se Anika vjen nga një familje e respektuar. Mirëpo një grua kërcimtare thotë para të gjithëve se Anika është vajza e saj. Shivai nuk e lejon kërcimtaren ta takojë Anikën. Anika e pranon kërcimtaren si mamanë e saj por në fakt e gjitha është lojë e Pinkit. Anika dyshon se kërcimtarja nuk është mamaja e saj dhe Shivai e këshillon të bëjë testin e ADN-së. Gori dhe Kali bëjnë një ritual sakrifikues para Omit dhe sjellin një Çulbul të rremë. Om e shpëton Çulbulin e rremë përpara se rituali të mbarojë. Gori vishet si Çulbul dhe i thotë Omit se nuk do shkojë me të. Om nuk pranon dhe e merr Çulbulin me vete. Kali e nxjerr zbuluar Gorin para Omit dhe i tregon që ajo është Çulbul. Om ndihet i tradhëtuar. Ai kthehet në shtëpi dhe mëson që këtë e dinte edhe Xhanvi dhe halla. Om vendos të martohet me Zvetlanën ndërsa Gori mbetet tek Kali. Ditën e dasmës Om i thotë Zvetlanës se është i martuar dhe i habit të gjithë duke treguar Gorin./revistawho.com