Princi William jeton në një pallat mbretëror, ka një staf të tërë pas shpine që kujdeset për gjithçka, por kur vjen puna tek të qenurit baba është si gjithë të tjerët. Ditën e djeshme ai mori pjesë në një konferencë në Londër dhe foli për të shkuarën, konkretisht kohën kur ishte një kapiten avioni dhe kjo ndikonte tek fakti që ishte prind.
“Lidhja mes punës dhe jetës personale më ka torturuar dhe nisa të ndihesha si kurrë më parë. Isha i mërzitur, shumë i dobët emocionalisht sidomos kur isha pranë familjes time. Ishte sikur merrja pak nga puna me vete në shtëpi. Ti përpiqesh të mos i ndash këto probleme me personat e familjes, por unë nuk ja dilja. Kam përjetuar gjëra traumatike dhe kjo ka prekur fëmijët”,-është shprehur William. Kjo është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore flet hapur për probleme të tilla edhe pse në mënyrë të kujdesshme./revistawho.com